Fillon rikonstruktimi i Muzeut të Alfabetit

Maqedonia

Fillon rikonstruktimi i Muzeut të Alfabetit

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 21:44
Ilustrim

Drejtoria e muzeut ka publikuar këto ditë shpalljen për angazhimin e personave që do të merren me zbatimin e projektit të miratuar prillin e kaluar nga fondet IPA, një vlerë mbi 200 mijë euro. Afati për përfundimin e punimeve, që nënkuptojnë përveç rikonstruktimit të plotë të godinës, edhe pajisjen me orendi, teknikë…, por edhe trajnimin e stafit është 18 muaj.

Projekti për rehabilitimit e muzeut të Alfabetit në Manastir ka nisur. Drejtoria e muzeut ka publikuar këto ditë shpalljen për angazhimin e personave që do të merren me zbatimin e projektit të miratuar prillin e kaluar nga fondet IPA, një vlerë mbi 200 mijë euro, shkruan gazeta KOHA. Afati për përfundimin e punimeve, që nënkuptojnë përveç rikonstruktimit të plotë të godinës, edhe pajisjen me orendi, teknikë…, por edhe trajnimin e stafi programe rezervimi është 18 muaj.

Sipas drejtorit Nuer Arsllani, punimet do të fillojnë muajin në ardhshëm, pas përzgjedhjes së kompanisë së ndërtimit. Ky është investimi më i kompletuar për rehabilitimin e një prej objekteve sinjifikante të historisë dhe kulturës shqiptare, që prej inaugurimit 12 vjet më parë dhe përpjekjeve të dështuara në vite për të rikonstruktuar pjesë të veçanta dhe për ta pajisur me teknologji bashkëkohore.

“Mundet që punimet të përfundojnë deri në nëntor, por mund të ndodhë edhe e kundërta. E rëndësishme është që ky projekt ka nisur të realizohet dhe do të mundësojë funksionimin e tij si muze, me të gjitha cilësitë. Ne jemi muzeu i parë në Maqedoni që financohemi nga Programi IPA dhe ky është projekti i vetëm në sferën e kulturës që u miratua prej tyre vitin e kaluar”, thotë për KOHA, Arsllani.

Ky projekt u miratua nga IPA si pjesë e si pjesë e Programit për bashkëpunimin ndërkufitar “Conect” (Muzetë lidhin kultura dhe njerëzit) dhe nënkupton edhe bashkëpunimin me partnerët e tjerë të projektit dhe shkëmbimin e eksperiencave në sferën e aktivitetit muzeal. Partnerët janë Muzeu Olimpik në Selanik, shoqata Triagolnik në Shkup dhe komuna e Volvos në Greqi. Kjo e fundit, si bartëse e projektit e shtyu për më shumë se një vit nënshkrimin e kontratës, duke shkaktuar pezullimin e punimeve dhe të grantit të vënë në dispozicion të muzeut. Por edhe duke vënë në pikëpyetje manifestimin me rastin e 110 vjetorit të Kongresit të Alfabetit.

Gjatë periudhës së rikonstruktimit inventari i muzeut, dhoma përkujtimore me figurat në silikon do të zhvendosen në katin e parë, ose edhe mund të transferohen në muzeun e Ataturkut, sipas marrëveshjes së bërë me Ministrinë e Kulturës.

Pas përfundimit të punimeve, do të vihen në funksion edhe kati i parë i godinës, për të cilin Ministria e Kulturës paguan një qera rreth një mijë euro në muaj. Në të do të vendosen Këndi edukativ për fëmijë, për lexim, recepsion, e të tjera. Me rikonstruktimin do të mundësohet edhe krijimi i kushteve optimale të sigurisë fizike të objektit për të parandaluar incidentet e mundshme nga ana e ekstremistëve në këtë qytet, që përsëriten çdo vit në raste përvjetorësh.

Problem vazhdon të mbetet numri i punonjësve, gjithsej gjashtë dhe stafi ku mungojnë gjuhëtarë, historianë, e të tjera, sidomos pas refuzimit të kërkesës së fundit që ka bërë drejtoria për punësimin e dy personave.

“Nuk e kuptoj sesi muzeu i shkronjave nuk mund të ketë një gjuhëtar, apo një historian. Është e rëndësishme për të gjithë vizitorët, shqiptarë dhe të huaj, fëmijë dhe të rritur, por edhe për vetë muzeun që të dinë sesi erdhëm deri tek miratimi i alfabetit dhe gjuhës që flasim edhe shkruajmë sot”, thotë drejtori Arsllani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat