LSDM: Marrëveshja përforcon identitetin

Maqedonia

LSDM: Marrëveshja përforcon identitetin

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 18:44
LSDM

OBRM-PDUKM-ja tregon se është në konfuzion total. Të gjitha veprimet e tyre bazohen në sulme të pa argumentuara, informacione të rrejshme dhe qëndrimi kontradiktore të cilët ndryshohen në secilën paraqitje publike.

Deri dje OBRM-PDUKM-ja dhe Kryetari i tyre Hristijan Mickoski, flitnin se si identiteti është e drejtë e fituar, kurse sot deklarojnë se me marrëveshjen me Greqinë ndryshohet identiteti. Kjo vërtë se tregon se sa konfuz gjendet OBRM-PDUKM-ja dhe Kryetari i tyre Mickoski.

Marrëveshja e arritur me Greqinë, si dokument zyrtar është i qartë: Maqedonas/Maqedonase, Gjuha Maqedonase, maqedonase, janë terme që janë të garantuara dhe askush nuk mund t’i mohoj. Me këtë, përforcohet identiteti duke u garantuar njëherë e përgjithmonë.

Shihet qartë se OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pranojë se pas 25 viteve kontest me Greqinë, nga ku 11 ishin hapa mbas për Maqedoninë, sot jemi duke pritur hapjen e bisedimeve me BE-në dhe marrjen e ftesës për anëtarësimin e plotë në NATO.

Marrëveshja e arritur e përforcon identitetin, i hap dyer për integrimet euro atlantike dhe është në pajtim me interesat kombëtare dhe shtetërore.Këtë do ta vërtetojnë edhe qytetarët në referendum, me votimin “për” të ardhmes së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat