Qeveria e Britanisë përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për emrin

Maqedonia

Qeveria e Britanisë përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për emrin

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 18:26
Theresa May

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përgëzoi Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për marrëveshjen historike e arritur për çështjen e emrit e cila u nënshkrua më 17 qershor. Mbretëria e Bashkuar e përshëndet ratifikimin e marrëveshjes nga ana e Kuvendit në Shkup më 20 qershor dhe bën thirrje të gjithë liderëve, partive politike dhe qytetarëve në të dyja vendet t’i shohin përfitimet që do t’i sjellë zgjidhja e kontestit disavjeçar. Britania mendon s zgjidha e çështjes së emrit do të hap rrugë të re drejt integrimeve të BE-së dhe NATO-s, për çka zotohen qeveritë në Shkup me vite të tëra. Do të ketë mundësi të reja për dy vendet dhe për rajonin, përmes përforcimit të sigurisë dhe prosperitetit.

Në letrën e dërguar Zoran Zaevit, më 21 qershor, Kryeministrja Theresa May theksoi: “Kjo arritje e madhe nuk do të ishte e mundur pa guximin politik, vizion dhe liderësh që treguan Kryeministrat Tsipras dhe Zaev. Zgjidhja e çështjes së ermit do të sjellë përfitime të mëdha për të dyja vendet por edhe për rajonin”.

Si mik i vjetër, do të vazhdojmë të përkrahim Maqedoninë në integrimet e saja euro atlantike, si dhe stabilitetin dhe prosperitetin që do t’i sjell vendit dhe rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat