Greqia të hënën do t’i dërgojë letër BE-së dhe NATO-s për Maqedoninë

Maqedonia

Greqia të hënën do t’i dërgojë letër BE-së dhe NATO-s për Maqedoninë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:29
Nikos Kotzias

Të dielën do të nënshkruhen nga shefi i diplomacisë greke, kurse të hënën në mëngjes do të dërgohen letrat te Bashkimit Evropian dhe NATO-s, se Greqia nuk do ta kundërshtojnë Maqedoninë në proceset euro atlantike. Këtë e deklaroi  Nikos Kotzias, duke folur para gazetarëve në fund të Konferencës për stabilitet dhe siguri të ishullit Rodos.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, tha se të premten e kaluar, para nënshkrimin të marrëveshjes, pa qenë i obliguar, ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ku raporton dhe i vendos parakushtet me të cilat duhet të jetë ftesa për anëtarësim, përkatësisht ato kushte të cilat u nënshkruan në marrëveshje.

Në lidhje me letrat e reja, Kotzias e vërtetoi se ka marrë notën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë se marrëveshja ka qenë e ratifikuar kurse të hënen Greqia do të përmbush pjesën tjetër të detyrimeve.

Në zyrën time diplomatike kemi përgaditur letrat. Do t’i nënshkruaj në Bruksel këtë fundjavë, që në mëngjes të dërgohen BE-së dhe NATO-s. Janë letra të cilat thonë se jam njoftuar nga pala tjetvr për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend dhe se parakushtet dhe detyrimet qe i kemi vendosur mund të vazhdojnë, deklaroi Kotzias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat