MBPU: Shpallja për punësim është për të gjithë pjesëtarët etnik në Maqedoni

Maqedonia

MBPU: Shpallja për punësim është për të gjithë pjesëtarët etnik në Maqedoni

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujërave sot nëpërmjet një kumtese i demantoi akuzat e Lëvizjes BESA për diskriminimin e pakicave kombëtare në shpalljen për punësim e cila e ka publikuar Ministria.

Shpallja për punësim nr.70/2018, shpalljen e të cilës Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujërave (MBPU) e publikoi më 11 qershor 2018, është përpunuar në pajtim me ligjet pozitive dhe planin vjetor për punësime për vitin 2018. Nga gjithsej, 42 vende pune, është e paraparë mundësia të aplikojnë 28 pjesëtarë nga etnia maqedonase, 10 pjesëtarë nga etnia shqiptare, dy nga etnia turke, një nga etnia rome dhe një pjesëtarët tjerë që janë në Maqedoni, thuhet në kumtesën e MPBP-së.

Për përdorimin e Gjuhës Maqedonase, nga Ministria potencojnë se ky institucion nuk i cakton kushtet e shpalljes, dhe kjo është e paraparë në nenin 31 në Ligjin për Punëtorët Administrativ. Aty thuhet se nga Ministria, janë parashkruar të gjithë kushtet e përgjithshme për punësim për secilin punëtor administrativ.

MBPU i kushtohet sigurimit të kushteve më të mira për bujqit dhe gjitha palët e prekura. Në të njëjtën kohë ajo kujdeset për përmirësimin e kushteve për punëtorët e saj, duke respektuar përfaqësimin ligjor për secilin punësim, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat