Schausberger kërkon dritë të gjelbër nga BE për bisedimet me Maqedoninë

Maqedonia

Schausberger kërkon dritë të gjelbër nga BE për bisedimet me Maqedoninë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 13:22
Franz Schausberger

BE të pranoj përparimin dhe të jap dritë të gjelbër për bisedimet me Maqedoninë, ky është rekomandimi i dhënë nga Franz Schausberger, këshilltari special i euro-komisarit për zgjerim de politikës së fqinjësisë së mirë, Johannes Hahn pas arritjes së marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Vlerësimi i Shausberger është se marrëveshja posedon gjëra pozitive për rajonin dhe për të gjithë Evropën.

“Suksesi i marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë tregon dhe konfirmon se BE ka mundësi të luaj rol ndërmjetësues në zgjidhjen e konflikteve pavarësisht nga vështirësitë e mëdha në radhët e veta.

Strategjia e BE-së për zgjerim e vendosur me 5 shkurt të vitit të ardhshëm, sipas Schausberger, tregon dinamikën në vendet e Ballkanit Perëndimor çka nuk duhet nënvlerësuar”, tha Schausberger për gazetën austriake “Prese”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat