Borisov përshëndet ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Maqedonia

Borisov përshëndet ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 22:37
Bojko Borisov

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov sot e ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, duke vlerësuar si një hap “të guximshëm dhe paraqet rikthim”.

“Ditët e ardhshëm janë kyçe jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin Perëndimor. U bëjmë thirrje të gjithë miqëve nga BE që të marrin pjesë në përpjekjet me qëllim të Evropës më stabile dhe të sigurt”, thekson Borisov nëpërmjet një cicërime në “Twiter”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat