LDM: Ivanov ta nënshkruajë dekretin

Maqedonia

LDM: Ivanov ta nënshkruajë dekretin

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 20:03
Gjorge Ivanov

Lidhja Demokratike e Maqedonisë i bënë thirrje kryetarit Gjorge Ivanov që ta nënshkruaj dekretin për ratifikimin e marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë me të cilën zhbllokohen proceset euro-integruese dhe jepen mundësi reale për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe të fillojnë bisedimet për hyrje në Bashkimin Evropian.

Ndërsa edhe më tej qëndron në qëndrimin se nuk do ta nënshkruaj dekretin, atëherë i bëjmë thirrje Ivanov menjëher në mbrëmje, që marrëveshjen për ratifikim ta kthejë në Kuvend, që të mund të votohet përsëri dhe për të njëjtin të mbaroj procedura për ratifikimin.

Nëse edhe më tej e pengon procedurën për proceset euro-atlantike, do të përballet me përgjegjësi politike dhe penale.

Lidhja Demokratike e Maqedonisë mendon se askush nuk ka të drejtë që ta pengojë dhe ta largojë procedurën që të sqarohen qytetarët në referendum dhe anëtarësim në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat