LSDM: Kuvendi tha “po” për të ardhmen e Maqedonisë

Maqedonia

LSDM: Kuvendi tha “po” për të ardhmen e Maqedonisë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 19:29
Kuvendi i Kosoves

Kuvendi tha sot “po” për të ardhmen e Maqedonisë, thonë nga LSDM-ja në pushtet në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë. Siç thonë ata nga atje, marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjes 25 vjeçare që tërhoqi vendin poshtë hapi perspektivat euroatlantike.

“Lajmi se Këshilli Veri-atlantik e ka pranuar ftesën për hyrjen e Maqedonisë në NATO që të jetë në rend të ditës në samitin e ardhshëm të aleancës është edhe një vërtetim se marrëveshja është një akt patriotik e cila siguron të ardhmen e vendit, të qytetarëve. Lidershipi e ka të njohur, Maqedonia hapa drejt integrimeve në NATO dhe Be”, thuhet në komunikatë.

Nga LSDM gjithashtu thonë se ma marrëveshjen me Greqinë sigurohet gjuha dhe identiteti maqedonas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat