Marrëveshja për emrin dërgohet për nënshkrim te presidenti Ivanov

Maqedonia

Marrëveshja për emrin dërgohet për nënshkrim te presidenti Ivanov

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 17:16
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, menjëherë pas miratimit nënshkroi Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për emrin dhe e dërgoi në kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov, i cili duhet ta dekretojë.

Presidenti Ivanov ka afat prej shtatë ditëve për ta nënshkruar. Ai gjatë ditëve të kaluara kumtoi, ndërsa sot edhe përsëriti se nuk do ta mbështesë, e as do ta nënshkruajë marrëveshjen, sepse, sipas tij, është e dëmshme.

Nëse Ivanov e përdorë të drejtën e vetos, marrëveshja sërish shkon në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute, 61 deputetë duhet të votojnë “për”. Marrëveshja, në atë rast, sërish i dërgohet presidentit, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat