OBRM-PDUKM: Paratë e qytetarëve shpenzohen në tendere të dyshimta

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Paratë e qytetarëve shpenzohen në tendere të dyshimta

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:36
Ilustrim

Qeveria e LSDM-së është sinonimi i kriminalitetit dhe korrupsionit. Karteli kriminal mund të jetë gjithçka por vetëm transparent nuk mund të jetë.

Zoran Zaevi dhe karteli i tij kriminal me të cilën udhëheq, shesin interesant kombëtare maqedonase dhe në të njëjtën kohë kryejnë labirint ekonomik për të përfituar, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Ministria e Shëndetësisë, ELEM-i dhe Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe Punë të Përbashkëta, janë institucionet të cilat lejuan tenderë të dyshimtë dhe shpenzohet në ushqim të shtrenjtë.

Paratë e qytetarëve shpenzohen në furnizime milionëshe për të cilën dihet se cila kompani do ta fitoj tenderin.

Ministria e Shëndetësisë është ministri prej të cilat kryhen furnizime të dyshimta, drejtues të cilët janë në lidhje familjare me persona në spitale.

ELEM-i është kompani prej ku u kryhen furnizimet më të dyshimta të kartelit kriminal të Zaevit. Marrëveshje në 4 sy për gërmimin e qymyrit, marrëveshje në 4 sy për pranimin e punëtorëve dhe marrëveshje për transportimin e mineraleve ku transportues janë firmat e Zaevit.

ELEMI-i është kompania që përmes të cilit Koço Angjushev fitoi 2.6 milionë tender, ELEM-i është sinonim i partizimit dhe lidhjes së shtetit me partinë.

Qesharake është që edhe drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe Punë të Përbashkëta flet për transparencë dhe llogaridhënie, i cili pas hyrjes në funksion hapi tender për furnizim të peshkut të ngrirë, oktopodeve dhe frutave të detit në lartësi prej 400.000 denarëve.

Karteli kriminal nuk punon për qytetarët. Karteli kriminal i bën dëm qytetarëve dhe shtetit. Ky kriminalitet nuk duhet të vazhdojë. Shteti duhet të kthehet në binar. Zoran Zasevi duhet të rrëzohet, që Maqedonia të përparojë, që Maqedonia të fitojë, thuhet ne reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat