OBRM-PDUKM-ja do të kërkojë mendim nga Komisioni i Venedikut për marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja do të kërkojë mendim nga Komisioni i Venedikut për marrëveshjen me Greqinë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 12:34
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja akuzon qeverinë për shmangie të debatit për marrëveshjen me Greqinë.

Deputetit i kësaj partie, Dragan Danev, tha se Komisioni për Punë të Jashtme është kompetent për rishikimin e marrëveshjes dhe jo Komisioni për Çështje Evropiane, i cili miratoi marrëveshjen me Greqinë.

Danev tha se do të kërkojnë mendim edhe nga Komisioni i Venedikut për konfirmimin e natyrës ligjore të kësaj marrëveshje.

Përndryshe, pritet që sot deputetët e shumicës parlamentare në Kuvend ta ratifikojnë marrëveshjen dhe më pas e njëjta të dërgohet tek presidenti i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat