Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Tenderët”

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për lëndën “Tenderët”

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 09:15
Elizabeta Kançeska-Milevska

Sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tenderët” në të cilën e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, në lidhje me tenderët për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës Maqedonase nga projekti “Shkupi 2014”.

Në këtë lëndë të akuzuar janë edhe dy anëtarë të Komisionit për shpallje publike.

Sipas aktakuzës disa nga punët ndërtimore në muze janë kryer në shërbim të personave juridik të firmës “Beton” nga Shtipi.

Në seancën e kaluar që u mbajt më 14 maj në gjykatë u prezantuan dëshmitë nga Prokuroria Speciale dhe dëshmitë e shkruara nga mbrojtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat