Petrovski gjatë protestës në Shkup: Deputetët të japin dorëheqje dhe të na bashkëngjiten neve

Maqedonia

Petrovski gjatë protestës në Shkup: Deputetët të japin dorëheqje dhe të na bashkëngjiten neve

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 21:52
Filip Petrovski

Filip Petrovski nga Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së, në protestë para parlamentit të sotëm tha se kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov janë tradhtarë.

Ai dëshiron të tërheqë marrëveshja për emrin të nënshkruar me Greqinë.

Petrovski i kërkon Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski të japë dorëheqjen sepse ai i ka rrahur gratë dhe fëmijët.

“Unë i bëj thirrje deputetëve të LSDM-së të japin dorëheqjen të parevokueshme. Unë u bëj thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të japin dorëheqjet nesër të parevokueshme dhe të vijnë këtu me ne. Ju ftoj të gjithëve, ju jeni shpresa e fundit e Maqedonisë, nxirrni njerëzit në rrugë, edhe diasporën e thërras me avionë, anije që të vijnë”, tha Petrovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat