Zaev: Gruevski në vitin 2012 ka pranuar ndryshimin e emrit me përdorim të përgjithshëm

Maqedonia

Zaev: Gruevski në vitin 2012 ka pranuar ndryshimin e emrit me përdorim të përgjithshëm

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 20:33
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot në mbrëmje për televizionin “Kanal 5”, zbuloi se në bisedat e përgjuara, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka pranuar Maqedoninë e Epërme dhe Veriore për përdorim të përgjithshëm.

“Kur gjykata do të shpallë bisedimet e përgjuara rreth emrit, kjo nuk është hera e parë që një emër me një kualifikues gjeografik, erga omnes, pranohet. Nikolla Gruevski pranoi Maqedoninë Veriore dhe e Epërme në vitin 2012 dhe 2013, pa definuar identitetin, pra pa pranimin e Greqisë të identitetit dhe të gjuhës, ajo u la të notonte. Greqia nuk e pranoi këtë vendim sepse ishte provokuar nga Shkupi 2014-të. Këtë e kemi në bisedat e përgjuara dhe unë po e them për të për herë”, tha Zaev.

Ai gjithashtu shtoi se e dijë që marrëveshja me Greqinë dhemb, por identiteti dhe gjuha maqedonase do të pranohen nga e gjithë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat