Dimitrov: Dolëm nga errësira që na futi Qeveria e kaluar

Maqedonia

Dimitrov: Dolëm nga errësira që na futi Qeveria e kaluar

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 16:37
Nikolla Dimitrov

Minsitri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ju drejtua Komisionit për çështje evropiane, ku diskutohej për Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit, debati zhvillohet pa opozitën.

Në fjalimin e tij, Dimitrov tha Opozita nuk ndihmon në marrëveshjen me Greqinë dhe e emëron si kapitullim të shtetit.

“Kush i ndalonte deri tash të hapnin këto procese? Atëherë rruga për në BE është më e gjerë. Na futën në greminë, kurse ne dolëm nga ajo. Nëse nuk ndihmojnë, atëherë të mos pengojnë”, deklaroi ministri.

Në raport me protestat para Kuvendit, Dimitrov tha se nuk mundet 100 persona të quhen popull.

“Dihet se çka është populli, me metodën më demokratike të mundshme, referendumi, atje do të shprehet vullneti i popullit. Nëse e kemi përkrahjen e popullit, atëherë do të shkojmë në sigurimin e 2/3 së Kuvendit”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat