Mijallkov rikujton ligjin për falje të Ivanovit, kërkon të lirohet nga akuzat e PSP-së

Maqedonia

Mijallkov rikujton ligjin për falje të Ivanovit, kërkon të lirohet nga akuzat e PSP-së

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 15:33
Avokati i Sasho Mijallkov

Avokati i Sasho Mijallkov, duke iu referuar ligjit për falje nga presidenti Ivanov, në seancën e sotme për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, këroi që të ndërpritet procedura gjyqësore kundër Sasho Mijallkovit.

“Propozoj që gjykata të sjell vendim për ndërprerjen e procedurës ndaj të akuzuarit Sasho Mijallkov”, tha avokati Ljupço Shvrgovski, duke shtuar se vendimi i Ivanovit nuk mund të suspendohet.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Mijallkov gjatë periudhës 2008-2015 në mënyrë joligjore ka përgjuar 4286 numra telefonik, për të cilët fare nuk është dhënë urdhër gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat