Shtyhet seanca për lëndën “Titanik 3”, mungoi i akuzuari Ejup Alimi

Maqedonia

Shtyhet seanca për lëndën “Titanik 3”, mungoi i akuzuari Ejup Alimi

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:40
Pamje nga seanca

Seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Titanik 3” është anuluar, pasi i akuzuari Ejup Alimi nuk mori pjesë në seancë për shkak të angazhimeve të tij në Kuvend.

Deputeti i BDI-së Ejup Alimi, ka thënë se e ka patjetër të jetë prezent në Kuvend, pasi sot në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes me Greqinë.

Seanca e radhës është planifikuar më 28 qershor, në të cilën do të dëgjohen dëshmitarët e këtij rasti.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të akuzuarit Ejup Alimi dhe Ismet Guri akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor në Komisionin Komunal Zgjedhor në Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat