Deputetët e OBRM-PDUKM-së lëshojnë seancën në Kuvend

Maqedonia

Deputetët e OBRM-PDUKM-së lëshojnë seancën në Kuvend

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:07
Kuvendi

Deputetët e OBRM-PDUKM-së sot në Kuvend kërkuan pauzë dhe më pas lëshuan seancën.

Ndërsa paraprakisht 109 deputetët votuan për propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, prej të cilëve 69 ishin “pro” dhe 40 “kundër”.

Propozim-ligji u votua me procedurë të shkurtë, me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili tha se patjetër të sillet ligji me procedurë të shkurtë, që Greqia ta njoftojnë NATO-n për ftesën për anëtarësim.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev, theksoi se marrëveshja me Greqinë është në kundërshtim me Kushtetitën dhe do të sjellë dëme të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat