Kërcënojnë përsëri "Komitët", përmendin rastin e Kumanovës

Maqedonia

Kërcënojnë përsëri "Komitët", përmendin rastin e Kumanovës

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 18:52
Grupi i tifozëve “Komitët”

Grupi i tifozëve “Komitët” të Vardarit të Shkupit sërish kanë dalur me një njoftim në profilin e tyre në facebook, duke përcjellë porosi patriotike por edhe mesazhe kërcënuese për tradhëti kombëtare maqedonase.

Ja porosia e tyre:

“Dje, për ne, asgjë e re, por për shumë vëllezër dhe motra tona, kontakti i parë me agresionin policor. Me vite ne kemi folur se ata na trajtojnë si qytetarë të rendit të dytë, sepse jemi deklaruar si patriotë(kjo i referohet në pjese të grupeve, pjesa tjetër janë llum i partive). Të ju përkujtojmë, ne nuk e deshtëm të ju ndodhë Rasti i Kumanovës, si disa të tjerë, por përkundrazi, bashkëndjejmë me ju, sepse Maqedonia humbi djemtë, në luftën kundër terroristëve!
Mos harroni, shkoni pas popullit që do të bëj betejë për dinjitet, për një jetë më të mirë, për brezat tanë të ardhshëm për tu ndjerë krenarë. Nëse doni që të shkruheni në histori, si varrmihës të Maqedonisë, lirisht vazhdoni, por do të përballeni me popullin, jo vetëm në rrugë, por edhe në jetën private.

Kockat tona na thyenë dhe gjaku na pinë, por ne jemi trima, me krenari vdesim, ne nuk dorëzohemi!!!

PS. Parti tona të dashura, ose do të dilni me popullin në rrugë ose do të digjeni në harresë!!!”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e “Komitëve”, grupi i tifozëve të klubit të futbollit “Vardari” i Shkupit, të cilët janë të njohur edhe me thirrjet e tyre antishqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat