Mehazi: Nuk ka ndryshim të emrit Maqedoni, por vetëm ndajshtimi “Severna” Maqedonia

Maqedonia

Mehazi: Nuk ka ndryshim të emrit Maqedoni, por vetëm ndajshtimi “Severna” Maqedonia

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 qershor 2018 Në ora: 18:36
Sulejman Mehazi

Ditë më parë Aleksandar Nikollovski ka ftuar qytetarët që së bashku të parandalojnë ndryshimin e Kushtetutës Nënkryetari i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE. Nikollovski përmes një postimi në rrjetin social facebook ftoi qytetarët që të mbështesin partinë e tij dhe së bashku të parandalojnë ndryshimin e kushtetutës me qëllim ndryshimin të emrit.

Por në lidhje me këtë ka reaguar njohësi i çështjeve politike në Maqedoni Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ftesa e nënkryetarit të partisë opozitare maqedonase VMRO-, Nikollovski  nuk është diçka e re, pasi ftesat e tij, kanë qenë  gjithmonë nacionaliste.

Sipas tij, qëllimi i përkrahjes së kësaj partie nëpër tubime nga maqedonasit më shumë do jetë anti-shqiptar sesa anti-Zaeviane.

“Janë metoda opozitare partiake për të parë fuqinë se ku gjenden tani më në opozitë. Përdoren fraza të rrejshme gjoja për ndryshimin e emrit. Nuk ka ndryshim të emrit Maqedoni, por vetëm ndajshtimi "Severna" Maqedonia, e kurrgjë tjetër. Epo pak ju djege këtyre të VMRO-së, po dhe kryetarit Ivanov kjo marrëveshje politike e Zaevit me Greqinë” se tani e tutje Aleksadar Makedonski, nuk do jete i tyre, por i Grekëve dhe Shqiptarëve, ndoshta këtu është mllefi i VMRO-së që nëpër protestat e tyre, shajnë, ofendojnë e qyren ndaj shqiptarëve”, ka thënë Mehazi.

Sipas tij, edhe pse për shqiptarët e Maqedonisë ndërrimi i kushtetutës së Maqedonisë nuk ka ndonjë dobi, por për maqedonasit është një grusht i rëndë pasi tani e tutje nuk do njihen si popull maqedonas, por si sllavo-maqedonas të ardhur nga Kaukazi.

“Ndërrimi i kushtetutës së kësaj Republike do ndajë shapin prej sheqerit, ndanë Maqedoninë antike njëherë e përgjithmonë nga ajo e sotmja sllave. Megjithatë jemi skeptik për këtë marrëveshje, meqë sipas informacioneve bullgare, qeveria e kësaj republike nuk pajtohet me këtë marrëveshje greke-maqedone”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat