Pavlopoulos: Zgjidhja e çështjes së emrit dhe ndryshimet kushtetuese parakushte për anëtarësim të IRJM-së në BE dhe NATO

Maqedonia

Pavlopoulos: Zgjidhja e çështjes së emrit dhe ndryshimet kushtetuese parakushte për anëtarësim të IRJM-së në BE dhe NATO

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 16:16
Prokopis Pavlopoulos

Zgjidhja e çështjes së emrit nuk do të përhap irredentizëm dhe ndryshimet kushtetuese janë parakushtet për përparimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, sipas Kryetarit grek Prokopis Pavlopoulos.

Ashtu siç deklaroi korrespondentja e AIM në Athinë, edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, për Pavlapoulos parakushtet për integrimet euro-atlantike janë të njëjta. Qëndrimet e tij i tha pas takimit me Kryetarin e Indisë Ram Nath Kovind.

Parakusht për përparim në raport me NATO-n dhe Baskimin Evropian për Ish Republikën e Jugosllavisë Republika e Maqedonisë është zgjidhja e çështjes së emrit. Dihet që emri i këtij shteti, emri kushtetues, përhap irendentizëm. Duhet të zgjidhjet çështja e emrit, ashtu që nuk do të përhapet irredentizmi. Për të ndodhur kjo, do të duhet të ketë ndryshime kushtetuese. Kjo është e pranuar nga vet ky shtet, ashtu siç theksohet në marrëveshje, e cila u nënshkrua në Prespë, tha Kryetari i Greqisë në fillimin e takimit me Kryetarin e Indisë.

Prokopis Pavlopoulos ripërsëriti se Greqia është për marrëdhënie fqinjësore të mira, përkrah integrimet euro-atlantike të Maqedonisë, vetëm nëse plotësohen kushtet e ndryshimeve kushtetuese.

Për çdo ftesë të këtij shteti, për integrim në NATO , si dhe fillimin e bisedimeve me BE-në, parakushtet për janë ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga marrëveshja e arritur, atëherë mund të flasim për perspektive, gjë që është bërë me vet marrëveshjen, theksio Pavlopoulus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat