Mançevski paralajmëron portal me të dhënat e të gjithë institucioneve

Maqedonia

Mançevski paralajmëron portal me të dhënat e të gjithë institucioneve

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:38
Damjan Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, sot shpalosi strategjinë dhe planin aksionar për të dhëna publike. Në këtë strategji janë paraparë masa të cilat do të ndikojnë në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe besimin tek institucionet.

Ai tha se risi do të jetë portali që do të hyjë në funksion në muajin gusht ku do të publikohen dokumente dhe të dhënat e institucioneve në vend.

“Shfrytëzimi i këtyre të dhënave do të jetë falas për të gjithë. Të gjitha institucionet do të kenë mundësi dhe mënyrë që t’i vendosin dokumentet të cilat i krijojnë t’i vënë në dispozicion të qytetarëve kështu që të gjithë të mund t’i përdorin por, përsëri them se duhet të punojmë edhe në kapacitetet e institucioneve që të kemi mundësi që të dhënat të jenë në kohë reale dhe kur t’ju duhen qytetarëve”, deklaroi Damjan Mançevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat