Digjet automjeti i deputetit të LSDM-së

Maqedonia

Digjet automjeti i deputetit të LSDM-së

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:46
Hari Lokvenec

Automobilit të tipit “Mini Kuper” në pronësi të deputetit të LSDM-së Hari Lokvenec, mbrëmë rreth orës 23:00 i është vënë zjarri nga autorë të panjohur. Ditën e djeshme deputeti Lokvenec ishte në Prespë për nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Siç thuhet në komunikatën e policisë, personi H.L. (48) nga Prilepi  mbrëmë në SPB-në e Manastirit në orën 23:05 ka paraqitur denoncim se rreth orës 23:00 njerëz të panjohur i kanë djegur automjetin në pronësi të tij “Mini Kuper” me targa të Prilepit.

Një ekip i Njësisë territoriale të zjarrfikësve – Prilep e ka shuar zjarrin por nuk ka arritur të shpëtojë automjetin. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat