Marrëveshja për emrin sot kalon në Qeverinë e Maqedonisë

Maqedonia

Marrëveshja për emrin sot kalon në Qeverinë e Maqedonisë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 07:51
Zoran Zaev

Ligji për ratifikimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë të nënshkruar të dielën në Prespë, pritet të kalojë në Qeverinë e Maqedonisë.

Më pas, të mërkurën pritet ligji do të dërgohet në Parlament për votim.

Për miratimin nevojitet shumicë e thjeshtë, gjegjësisht shumica e të pranishmëve në sallë. Nga kuorumi minimum i 61 deputetëve, 31 nevojitet që të votojnë ‘për’.

Sipas procedurave, pas kësaj ligji dërgohet në presidencë.

Presidenti Ivanov në afat prej shtatë ditëve duhet të nënshkruajë të njëjtin. Përderisa Ivanov përdor të drejtën e vetos,marrëveshja kthehet prapë në procedurë parlamentare, ndërsa atëherë do të nevojiten minimum 61 vota të deputetëve për miratimin e ligjit dhe i njëjti përsëri kthehet tek presidenti, i cili sipas kushtetutës është i obliguar që ta nënshkruajë.

Mirëpo presidenti Ivanov tashmë ka bërë të ditur qëndrimin e tij se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë.

Implementimi i marrëveshjes do të zhvillohet në disa etapa.

Do të hyjë në fuqi pasi dyja palët do ta pranojnë në përputhje me procedurat e brendshme, ndërsa përderisa cilado palë nuk e pranon marrëveshjen atëherë ajo nënkupton se e njëjta nuk vlen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat