Miratimi në Kuvend, hap i ardhshëm nga marrëveshja me Greqinë

Maqedonia

Miratimi në Kuvend, hap i ardhshëm nga marrëveshja me Greqinë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 18:47
Kuvendi i Maqedonisë

Ligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë pritet të kalojë nesër në një seancë qeveritare, pas së cilës do të dorëzohet për miratim në Kuvend.

Në mënyrë që të kalojë në kuvend, kërkohet një shumicë e thjeshtë, gjegjësisht të paktën 61 deputetë të pranishëm në sallë, nga të cilët së paku 40 do të votonin “për”.

Sipas procedurave, pas miratimit, ligji dërgohet për nënshkrim tek kryetari i shtetit, i cili ka afat shtatë ditë për ta nënshkruar dekretin. Nëse Ivanov e përdor të drejtën e vetos, ligji kthehet për ratifikim në procedurë kuvendore.

Nëse përsëri ligji kalon me procedurë në kuvend, ku nevojiten së paku 61 vota, Gjorge Ivanov është i detyruar që ta nënshkruaj ligjin.

Ratifikimi i marrëveshjes është kusht i Greqisë që t’i njoftojë BE dhe NATO se e heq bllokadën dhe se pajtohet me hapjen e bisedimeve me BE dhe ftesën për anëtarësim në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat