Nimitz: Marrëveshja, dhurata më e mirë për ditëlindjen time

Maqedonia

Nimitz: Marrëveshja, dhurata më e mirë për ditëlindjen time

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 17:31
Metju Nimitz

Metju Nimitz, përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, tha se angazhimi i tij disa dekadash për zgjidhjen e kësaj çështje ka përfunduar sot me nënshkrimin e marrëveshjes.

Ndërmjetësuesi amerikan u bëri me dije politikanëve vendas që tani u mbetet krerëve të qeverive dhe Ministrave të Jashtëm që të implementojnë marrëveshjen e sapo nënshkruar.

Diplomati Amerikan sot kishte ditëlindjen e 79, ndërsa tha se kishe porositur familjen e tij që të mos i blejnë dhuratë, pasi që dhuratë më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes për ndërrimin e emrit, nuk mund të ketë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat