Eskalon protesta kundër nënshkrimit të marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

Eskalon protesta kundër nënshkrimit të marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 13:48
Pamje nga protesta

Siç edhe ishte paralajmëruar, dhjetëra protestues grek gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, tentuan ta thejnë kordonin policor dhe të hyjnë në perimterin e sigurisë së lartë ku nuk lejohej të qarkullojë askush që nuk është i akredituar.

Siç duket në videot e siguruara nga mediat greke, protestuesit i afrohen policisë dhe fillojnë të shtyhen me ta, në tentativë për të hyrë në vendin ku po nënshkruhej marrëveshja. Por policia nuk qëndroi duarkryq. E zmbrapsi turmën dhe më pas u lëshoi një sasi të madhe të gazit lotsjellës.

Rreth 80 autobusë me protestues nga Greqia Veriore arritën në fshatin Psarades për të protestuar kundër nënshkrimit të Traktatit. Ata mbanin një gjëra të improvizuar, flamuj kundër qeverisë, flamuj grekë dhe të zi dhe bërtisnin “Stop marrëveshjes” dhe “Tradhtarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat