Drekë e përbashkët pas nënshkrimit të marrëveshjes

Maqedonia

Drekë e përbashkët pas nënshkrimit të marrëveshjes

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 12:44
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Delegacionet e dy qeverive, të Maqedonisë dhe të Greqisë kanë arritur në fshatin Oteshevë ku është organizuar një drekë e përbashkët pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Në drekë po ashtu marrin pjesë përfaqësuesit ndërkombëtar të cilët ishin dëshmitar në Prespën greke ku u nënshkrua marrëveshja.

Pas drekës së përbashkët, pritet takim bilateral të realizojnë kryeministrat Zaev dhe Cipras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat