Nënshkrimi i marrëveshjes për emrin nesër në ora 10:30, të hënën ratifikohet në Qeveri

Maqedonia

Nënshkrimi i marrëveshjes për emrin nesër në ora 10:30, të hënën ratifikohet në Qeveri

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 20:39
Ilustrim

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe Rozmari Di Karlo, zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, nesër do të jenë dëshmitarë të nënshkrimit për çështjen e emrit e cila do të bëhet në ora 10:30 në Prespë të palës greke mes shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias

Në delegacionin zyrtar të Maqedonisë, përveç kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit tëPunëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të jenë zëvendëskryeministrat Bujar Osmani, Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski.

Ligji për ratifikimin është planifikuar që të kalojë në seancën qeveritare të hënën në ora 09:00, pas së cilës do të dërgohet në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat