VMRO në prag të nënshkrimit të marrëveshjes fton qytetarët në protesta

Maqedonia

VMRO në prag të nënshkrimit të marrëveshjes fton qytetarët në protesta

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 20:29
VMRO

Në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, VMRO DPMNE fton qytetarët në marshin protestues që do të mbahet të dielën në Manastir, me fillim në orën 13:30. VMRO DPMNE konsideron se Marrëveshja rrezikon identitetin dhe rënon suverenitetin e Repubublikës.

“Dje,  edhe Komiteti qëndror i VMRO DPMNE-së morri qëndrim se bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të dëmshme, e cila është në kundërshtim absolut me interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Akt i humbjes dhe vepër kapitulimi e Zoran Zaevit. Kjo marrëveshje është rezultat i amatorizmit diplomatik që ka LSDM. Marrëveshja, vetvetiu shpërfaq kërkesat maksimaliste greke.” – tha zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Sipas VMRO DPMNE-së, një Marrëveshje e tillë parasheh ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me identitetin e shtetit dhe popullit. Kjo është një marëveshje me të cilën rrënohet suvereniteti i Republikës së Maqedonisë, - theksoi Arsovski duke shtuar se VMRO do të shfrytëzojë të gjitha metodat demokratike për të penguaj këtë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat