Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Maqedonia duhet të shkoj përpara

Maqedonia

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Maqedonia duhet të shkoj përpara

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 19:21
Ilustrim

Në këto momente kyçe dhe dramatike, është koha që populli maqedonas dhe të gjithë qytetarët tjerë të Maqedonisë, të mendojnë mirë dhe vetëm me sjellje racionale dhe të logjikshme mund të kapin shansin historik për kyçjen në vlerat dhe standardet evropiane.

Më shumë se 25 vjet në të gjitha parametrat kemi ngelur mbas shteteve të evropës, po mbytemi nga krimi dhe problemet, ndërsa të rinjtë po ikin jashtë vendit.

Duhet që të protestojmë që të sundoj e drejta, për të drejtë sociale, për konfiskimin e kapitalit kriminal, për një jetë më të mirë.

Por më shumë se të gjitha këto duhet të japim fund manipulimit se nëse e bllokojmë integrimin Maqedonia do të bëhet Zvicra e Ballkanit.

Kjo është një mundësi historike që të ngrihemi në këmbë dhe si maqedonas të themi mjaft, ne jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, ne për këtë do të vendosim në referendum, thonë nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat