Shtohen fondet europiane për Maqedoninë dhe vendet ballkanike

Maqedonia

Shtohen fondet europiane për Maqedoninë dhe vendet ballkanike

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 18:51
Eurokomisioneri Johannes Hahn

Eurokomisioneri Johannes Hahn, paralajmëron rritje nga 12 miliardë në 14.5 miliardë euro në buxhetin për asistencë para-aderuese(IPA 3), për vendet kandidate dhe kanditatët potencialë të Unionit.

Këto fonde shërbejnë si mbështetje për vendet kandidate të BE-së dhe kandidatët potencialë, në rrugën e përmbushjes së kritereve për anëtarësim në BE dhe zbatimin e reformave të thella dhe gjithëpërfshirëse.

Rritja do të jetë për periudhën 2021 deri 2027 dhe vlen kryesisht për Ballkanin Perëndimor, tha Han duke  njoftoi një ndryshim në mënyrën e financimit , nga financim për vende specifike , në financim tematik.

“Kjo do të na mundësojë të jemi fleksibël pasi do të krijojmë “rregulla të reja të lojës” duke i shtyrë vendet kandidate të hapërojnë më shpejt.  Pra, ne do të përmirësojmë efikasitetin dhe cilësinë e angazhimit tone”, tha Han.

Ky buxhet i shtuar në mjetet IPA 3,  do t’i lejojë BE të vazhdojë të punojë me vendet që janë të angazhuar në rrugën e anëtarësimit në Union duke mbështetur qëllimet strategjike të arritjes së stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në afërsi të kufjve të Unionit. Për periudhën e ardhshme buxhetore, Komisioni Evropian propozoi rritjen e buxhetit të përgjithshëm për çështjet e jashtme të BE-së 123 miliardë,  një rritje prej 30 për qind në krahasim me periudhën e tanishme të buxhetit.

Kështu që një pjesë e buxhetit për politikën e jashtme të BE-së në buxhetin e përgjithshëm të Unionit , që nga 6%, rritet tashmë  në gati 9 për qind.

Në kuadër të buxhetit të Punëve të Jashtme, përveç Fondit për Asistencës Para-Anëtarësimit, janë edhe Fondi për  zhvillimin dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (89.2 miliardë euro), Fondi për ndihmë humanitare (11 miliardë euro), Fondi Evropian për Sigurinë Bërthamore (300 milion). U propozua gjithashtu një kuadër investimesh për politikën e jashtme dhe krijimin e Fondit Europian të Paqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat