LSDM: OBRM-PDUKM ta mbështes marrëveshjen e cila u përkrah edhe nga PPE

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM ta mbështes marrëveshjen e cila u përkrah edhe nga PPE

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 13:00
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM duhet të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi dhe të mbështesë Marrëveshjen që është në përputhje me interesat shtetërore dhe kombëtare dhe që i jep fund mosmarrëveshjes 25 vjeçare që ka fundosur Maqedoninë.

Marrëveshja nuk është as e dëmshme, as nuk është një goditje ndaj së drejtës për vetëvendosje, siç pretendon OBRM-PDUKM në mënyrë të rreme. Përkundrazi, Traktati garanton dhe forcon identitetin maqedonas dhe askush nuk do ta mohojë më. Gjuhën maqedonase, maqedonas, maqedone, është e siguruar njëherë e përgjithmonë.

E gjithë bota demokratike jep mbështetje të fuqishme për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje të gjatë.

Edhe Partia Popullore Evropiane (PPE), ku OBRM-PDUKM është anëtare, e mirëpret Marrëveshjen dhe bën thirrje për konstruktivitet nga të gjitha partitë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat