Kamenos: Grekët e Pavarur angazhohen që mos të ratifikohet marrëveshja në Kuvend

Maqedonia

Kamenos: Grekët e Pavarur angazhohen që mos të ratifikohet marrëveshja në Kuvend

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 11:42
Panos Kamenos

Mbështetje e qartë për qeverinë pas votimit të mosbesimit, por edhe një mesazh i qartë kundër marrëveshjes me Maqedoninë ka dërguar udhëheqësin e Grekëve të Pavarur dhe ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, përmes një cicërime në profilin e tij Twitter.

Siç njofton korrespondent i AIM-ës nga Athina, partneri i koalicionit në qeveri tha se Grekët e Pavarur janë të vendosur të mos e ratifikojnë marrëveshjen në Kuvendin e Greqisë dhe të shpjegojnë se vota e sotme nuk ka të bëjë çështjen e emrit.

“Për t’i dhënë fund propagandës për Maqedoninë. Ka një votë për përfundimin e memorandumeve dhe luftën kundër korrupsionit. Asnjë marrëveshje nuk është në fuqi, edhe nëse shkruhet, siç shkruhet në nenin e fundit. Grekët e pavarur, angazhohen që të mos e ratifikojmë, shkroi Kamenos në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat