Është rritur niveli i liqenit të Ohrit

Maqedonia

Është rritur niveli i liqenit të Ohrit

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 14:55
Ilustrim

Hotelierët e Ohrit nuk heqin dorë nga synimi për ta paditur ndërmarrjen shtetërore ELEM sepse niveli i liqenit mbetet mjaft i lartë dhe shkakton frikë.

Ata nuk mbajnë mend që dikur niveli i liqenit në qershor të ketë qenë kaq i lartë pasi për momentin është 13 centimetra mbi maksimumin.

“Një ekip avokatësh punon për mbledhjen e të dhënave për të përcaktuar se cila pjesë e ligjit është shkelur dhe në çfarë mase. Dëmi mund të jetë i padukshëm, por ndjehet. Kërkesë për dëmshpërblim dhe kërkesë e përgjegjësisë nga personat që kanë qenë përgjegjës që të mbajnë llogari për këtë situatë”, ka deklaruar Dimitar Zarçev, hotelie.

Por, nga kompania shtetërore ELEM theksojnë se përpiqen që nivelin e Liqenit ta mbajnë në nivel optimal, pa dëmtuar askënd në Strugë dhe Ohër. Prej atje i mohojnë pretendimet se liqeni përdoret si një grumbullim për prodhimin e energjisë elektrike dhe shitjen e saj.

“Në liqenin e Ohrit nuk ka digë. Nëse konsiderohet derdhja nga Liqeni i Ohrit në lumin Drin atëherë ajo digë është minimale. Liqeni i Ohrit nuk mund të përdoret si një akumulim, vetëm mund të bëjmë përdorim optimal të ujit nga liqeni i Ohrit. Më pas duke mbajtur diversitetin normal në derdhjen e Drinit, duke e përdorur ujë në mënyrë optimale për kapacitet tona të prodhimit”, tha Dragan Minovski – Drejtori i ELEM-it.

Nga ELEM, përsëri sigurojnë se deri në fund të qershorit Liqeni i Ohrit do të kthehet në gjendjen e tij normale, domethënë që do të ulet në një nivel prej 693.75 metra mbi nivelin e detit. Për vitin e ardhshëm është parashikuar të ndërtohet një sistem modern dixhital për derdhjen e Drinit të Zi. Në këtë mënyrë do të ndryshohet mënyra ekzistuese primitive e rregullimit me dërrasa, që sipas ekologëve nuk ka qenë e pasaktë. Grupe punuese nga Maqedonia dhe Shqipëria po punojnë gjithashtu për një marrëveshje të re bilaterale që do të specifikojë menaxhimin e ardhshëm të liqenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat