Nesër do të votohet për mosbesimin e qeverisë së Tsipras për marrëveshjen me Maqedoninë

Maqedonia

Nesër do të votohet për mosbesimin e qeverisë së Tsipras për marrëveshjen me Maqedoninë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 11:49
Kuvendi grek

Kuvendi grek ka nisur një debat me kërkesën për mosbesim e qeverinë së kryeministrit Alexis Tsipras.

Kërkesa u paraqit nga kreu i partisë kryesore opozitare “Demokracia e Re”, Kiriakos Mitsotakis, për shkak të një marrëveshjeje me Maqedoninë mbi emrin e ri të vendit.

Debati duhet të përfundojë të shtunën, në orën 2 pasdite, të vendosur nga kryetari i Kuvendit, njofton agjencia e lajmeve “ANA”.

Mitsotakis, duke paraqitur kërkesën, akuzoi qeverinë se po udhëheq me çështjet ekonomike dhe kombëtare në një mënyrë të rrezikshme pa legjitimitet parlamentar. Marrëveshja me qeverinë maqedonase e quajti atë në dëm të interesave kombëtare dhe goditjen përfundimtare ndaj grekëve, të cilët për vite jetonin nën masa për kursime të rrepta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat