Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit

Maqedonia

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 10:46
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i dërgoi një mesazh urimi deri tek komuniteti i fesë islame me rastin e festës së sotme Ramazan Bajramit. Ju dëshiroj që festa të ju gjejë shëndoshë e mirë, në bekimin në shtëpive tona dhe harmoni në familje. Këto janë kohëra të sfidës historike dhe tundime për Republikën e Maqedonisë, prandaj dëshiroj që në mesin e të gjithë qytetarëve të mbizotëroj durimi, mirëkuptimi dhe vizioni. Të bashkuar jemi më të fortë,më të qëndrueshëm dhe do të jemi një furtunë e cila do ta dërgoj Maqedoninë në rrugën e duhur, ndërsa ajo është anëtarësimi në NATO dhe BE, i natyrshëm dhe pjesë e civilizimit nga familja evropiane dhe vlerave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat