Katrougalos: Në marrëveshje nuk përmendet irredentizmi dhe as kombësia

Maqedonia

Katrougalos: Në marrëveshje nuk përmendet irredentizmi dhe as kombësia

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 08:40
Georgios Katrougalos

Ministri i Jashtëm i Greqisë, me argumentet e tij, e interpretoi marrëveshjen, i bëri thirrje kuvendit grek që të mos mbështesë propozimin e Demokracisë së Re për mosbesim e qeverisë, një propozim që ai tha ishte një vetëvrasje politike për partinë opozitare.

Georgios Katrougalos, duke iu përgjigjur kritikave nga opozita, tha se në marrëveshje nuk përmendet irredentizmi, as kombësia, por vetëm lidhja ligjore e qytetarëve me shtetin.

Katrougalos në fjalimin e tij gjatë një debati në kuvendin grek shpjegoi se marrëveshja do të nënshkruhet nga dy ministra të jashtëm dhe do të hyjë në fuqi vetëm pasi të jetë ratifikuar në kuvendin grek, përcjell korrespondenti i AIM-ës nga Athina. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat