Tevdovski: Negociojmë me kompani gjermane që do të ofrojnë paga dinjitoze

Maqedonia

Tevdovski: Negociojmë me kompani gjermane që do të ofrojnë paga dinjitoze

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 20:54
Dragan Tevdovski

Ekziston mundësi për hyrjen e kompanive gjermane në Maqedoni, të cilat do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe do të sigurojnë paga dinjitoze për punëtorët, tha ministri i Financave, Dragan Tevdovski pas takimit të delegacionit ekonomik të Qeverisë së Maqedonisë me përfaqësues të kompanive të mëdha gjermane, afaristëve dhe odave ekonomike gjermane.

Delegacioni qeveritar, i udhëhequr nga zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, sot është për vizitë pune në Frankfurt. Pjesë e këtij delegacioni janë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZhTI), Aleksandar Mlladenovski.

“Ndodhemi në Frankfurt për të prezantuar mundësitë për investime në Maqedoni. Ka kompani serioze gjermane të cilat janë të interesuara për hyrje në vendin tonë, duke pasur parasysh drejtimin pozitov të lëvzijes së Maqedonsië dhe pozitën e saj të volitshme fiskale, gjë që përkrah investimet. Investitorët janë të interesuar më së shumti për ofertën e fuqisë punëtore në Maqedoni. Ne theksuam se ka mundësi të mira që këto kompani të hyjnë në Maqedoni dhe të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë, por edhe të sigurojnë paga dinjitoze”, tha Tevdovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat