Edhe Guterres në mesin e të ftuarve në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ‘Maqedonia Veriore’

Maqedonia

Edhe Guterres në mesin e të ftuarve në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ‘Maqedonia Veriore’

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 19:52
Antonio Guterres

Antonio Guterres, Matthew Nimetz, Johannes Hahn, Federica Mogherini, janë mysafirët nga bashkësia ndërkombëtare të ftuar në nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, që sipas agjendës së dakorduar duhet të realizohet të shtunën në Prespër.

Sipas gazetës “Efimerida”, në këtë ngjarje ftesa janë dërguar deri te sekreatari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ndërmjetësi Matthew Nimetz dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.

Është paraparë që marrëveshjen ta nënshkruajnë krerët e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, ndërsa në Prespë do të jenë të pranishëm edhe kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Në varësi të asaj se si do të kalojë takimi i kryeministrit Tsipras me liderët e partive politike në Greqi dhe fjalimi i tij në Parlament, ka mundësi që nënshkrimi të shtyhet për më 17 qershor, ditën e diel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat