Osmani: Në prag të fillimit të negociatave kemi nevojë për agjendë cilësore të reformave

Maqedonia

Osmani: Në prag të fillimit të negociatave kemi nevojë për agjendë cilësore të reformave

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 19:18
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, para anëtarëve të Këshillit të ministrave e prezantoi draft-versionin e Planit 18.

“Kishim prezantim të shkëlqyer të Planit 18 para grupeve të ndryshme qëllimore siç janë Delegacioni i BE-së, misioni i OSBE-së, sektori civil dhe opozita me çka e vazhduam parimin e përfshirjes që nga faza e krijimit të planit”, tha Osmani.

Ai theksoi se Plani 18 duhet të tejkalojë cilësinë dhe synimet e Planit 3-6-9 dhe të përmbajë dhe të përforcojë agjendën reformatore të Qeverisë në periudhën nga vendimi për negociata, e deri në fillimin e tyre.

Gjatë javës së ardhshme priten një sërë aktivitetesh në drejtim të harmonizimit me vërejtjet e Planit 18 të cilat në këtë periudhë arrijnë nga të gjitha palët e interesuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat