Radev decid përballë Ivanovit: Bullgaria e pranon marrëveshjen Greqi-Maqedoni

Maqedonia

Radev decid përballë Ivanovit: Bullgaria e pranon marrëveshjen Greqi-Maqedoni

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 13:23
Ilustrim

Presidenti bullgar Rumen Radev gjatë pres konferencës së përbashkët me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov tha se Bullgaria është shumë e shqetësuar nga eskalimi i Maqedonisë lidhur me marrëveshjen për emrin e ri të shtetit, transmeton Zhurnal. 

Radev e ftoi Ivanovin që mos të jetë veç pjesmarrës, por edhe udhëheqës në dialogun mes institucioneve në Republikën e Maqedonisë, siç potencoi, kjo është kusht i rëndësishëm për arritjen e prioriteteve strategjike - antarësimin në BE dhe NATO. 

"Bullgaria e pranon marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, sidomos përshkak se do ti shlyej pengesat në rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE dhe NATO", tha Radev. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat