Nikollovski fton qytetarët që së bashku të parandalojnë ndryshimin e Kushtetutës

Maqedonia

Nikollovski fton qytetarët që së bashku të parandalojnë ndryshimin e Kushtetutës

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 13:17
Nënkryetari i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski

Nënkryetari i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski përmes një postimi në rrjetin social Facebook ftoi qytetarët që të mbështesin partinë e tij dhe së bashku të parandalojnë ndryshimin e kushtetutës me qëllim ndryshimin të emrit, transmeton Zhurnal. 

"Vijon periudhë me sfida për Maqedoninë. Historike! Qëndroni me ne, na besoni dhe së bashku do ta parandalojmë ndryshimin e Kushtetutës që për qëllim ka ndryshimin e emrit. Maqedoni është, Maqedoni ka qenë dhe Maqedoni do të mbetet!", ka shkruar Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat