Emri, LD: Marrëveshja e arritur një hap i guximshëm

Maqedonia

Emri, LD: Marrëveshja e arritur një hap i guximshëm

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 12:52
Ilustrim

Lidhja Demokratike vlerëson se marrëveshja e arritur mes qeverisë së Maqedonisë dhe Greqisë është një hap i guximshëm, me të cilën normalizohen raportet midis dy shteteve dhe hapen perspiktiva për zhvillim të Maqedonisë dhe shteteve ballkanike, thonë nga LD.

“Prioriteti ynë kryesor, kombëtar dhe strategjik është debllokimi i proceseve euro-atlantike dhe antarsim të plotë në NATO dhe BE. Me këtë marrvëeshje rruhet identiteti maqedonas dhe një nga elementet kyçe të kombit — Gjuha Maqedonase” shkruhet në deklaratën e LD-së.

Nga partia përkrahin debatin publik ku qytetarët, ekspertët, shoqëria civile, partitë politike dhe mediat, do t’i ballafaqojnë argumentet dhe në fund, në Referendum qytetarët do të marrin vendim të cilët të gjithë duhet ta respektojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat