Me ndryshimin e emrit, ASHAM dhe RTVM do të riemërohen - Bota Sot
Me ndryshimin e emrit, ASHAM dhe RTVM do të riemërohen

Maqedonia

E mërkurë, 20 qershor 2018

Me ndryshimin e emrit, ASHAM dhe RTVM do të riemërohen

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 10:51
Ilustrim

“Akademia e Shkencave dhe Arteve e Republikës së Maqedonisë Veriore” — kështu do të quhej akademia e shkencave dhe arteve sipas marrëveshjes së arritur e që pritet të të nënshkruhet në Prespë. Në pajtim me marrëveshjen, duhet të riemërohen edhe institucione tjera shtetërore të cilët mbajnë emrin — Maqedoni/e maqedonisë, si p.sh Radio Televizioni i Maqedonisë.

Të gjitha organizatat tjera, kompanitë dhe shoqatat ose aktivitet të ndryshme mundet lirisht të emërohen si maqedonase dhe të shfrytëzojnë fusnotën maqedonase, si në shtëpi ashtu jashtë vendit.

Kryetari i ASHAM, Taki Fiti para disa muajve shprehu qëndrimin e Akademisë të mos pranojnë që te tek bisedimet të hapen pyetjet për identitetin.

Përveç ASHAM, do të duhej të riemërohen edhe institucionet tjera shtetërore si Banka Popullore e Republkiës së Maqedonisë, Armata e Ushtrisë së Maqedonisë, Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë, Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe kjo sipas Kryetarit të ASHAM është absurde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test