65 dënime për vozitësit e shpejtë në Shkup

Maqedonia

65 dënime për vozitësit e shpejtë në Shkup

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 10:26
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Shkupit, nuk kanë respektuar rregullat e vozitjes 65 vozitës, kurse 12 prej tyre kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. 13 vozitës kanë përdorur telefon mobil duke vozitur.

Njoftimi ditor i Sektori për Punë të Brendshme – Shkup tregon se kanë ndodhur gjithsejt 8 aksidente nga të cilat 4 me persona të lënduar dhe 4 me dëmtime materiale. 6 persona kanë qenë më lehtë të lënduar.

Në komunikacion janë ndalur 13 persona para se të fitojnë të drejtën për të drejtuar automjet, dhe katër vozitës fillimtar. Me kalim të afatit të lejes së vozitjes kanë qenë 20 vozitës, kurse një automjet nuk ka qenë i rregulluar.

Pesë vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe, kurse dy vozitës nuk iu kanë përparësi këmbësorë tek vijat e bardha.

Parkim jo të rregullt janë parkuar 104, kurse me automjetin “marimanga” janë marr 61 automjete.

Tek këmbësorët, tetë kanë kaluar jashtë këmbësorë, kurse gjashtë persona kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat