Nënlokja shqiptare, 73-vjeçare nga Shkupi shpallet “terroriste” dhe nuk mund të merr nënshtetësinë, Agim Nuhiu ende pa përgjigje!

Maqedonia

Nënlokja shqiptare, 73-vjeçare nga Shkupi shpallet “terroriste” dhe nuk mund të merr nënshtetësinë, Agim Nuhiu ende pa përgjigje!

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 14:19
Foto

Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë ende keqtrajtohen dhe diskriminohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Portali, Amerika-Radio mëson ekskluzivisht se nga nga 1.000 kërkesat e fundit të qytetarëve shqiptar për marrje të nënshtetësisë së Maqedonisë, 90 përqind prej tyre nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria për Zbulim dhe Kundërzbulim, janë refuzuar automatikisht pa asnjë bazë, por duke shfrytëzuar të drejtën ligjore se këta persona nuk mund të pajisen me nënshtetësin e Maqedonisë, pasi rrezikojnë sigurinë shtetërore.

Në mesin e shumë shqiptarëve të cilët diskriminohen nga politika maqedonase në MPB është edhe një plakë e moshës afro 80 vjecare nga Lagjja e Gazi Babë 15 vite aplikon për marrjen e nënshtetësisë, por asesi nuk mund të siguron.

“ Ah bre biri jem, na morën n’qaf kta tonët, ma keq se Milloshevici. Unë  kame dek në Shkup a ala skam nënshtetësi. Marre ju qoftë buka këtyre tonve që rrinë napar sandalia vetëm me u bo milionera a neva na morën n’qaf. I kam 6 fmi gjithë kanë nënshtetësi, a unë 50 vjet martës në Shkup ala jam izbeglicë cdo vjet e kam pacare me nxjerr letërnjoftim për të hujtë”, shprehet e dëshpruar nënlokja Sefije Zejnel(72)nga lagjja e Gazi Babës.

Diskrimimini vazhdon në marrjen e dokumentetit të nënshtetësisë së Maqedonisë, ku me mijëra banorë shqiptar kanë lindur dhe vdesin në Maqedoni, ndërsa ju refuzohet kërkesa e tyre me arsyetimin se rrezikojnë sigurinë shtetërorë të Maqedonisë.

Deri më tani funksionarët shqiptar në MPB si zëvendësministri i policisë, Agim Nuhiu dhe të tjerët ende si duket janë të pafuqishëm që të zgjidhin këtë problem të madh për shqiptarët, pasi në DSK shqiptarët  marrin goditjen më të madhe nga të punësuarit maqedonas të cilët gjatë bisedave informative dhe procesverbaleve  sjellin vendim dhe vendosin aplikantët shqiptarët se  rrezikojnë shtetin e Maqedonisë, njofton, portali, Amerika-RADIO.

Mësohet se në DSK, të punësuarit shqiptar nuk kanë asnjë asnjë peshë dhe përkrahje nga zëvendësministri i policisë, Agim Nuhiu për të të rrgulluar këtë cështje , ky i fundit deri tani nuk është prononcuar për rastin.

?Qindra banorë shqiptarë të Maqedonisë edhe pas 50 vjetësh qëndrim në këtë shtet nuk arrijnë të gëzojnë të drejtën e shtetësisë, nën arsyetimin se janë të rrezikshëm dhe mund ta destabilizojnë vendin.

Portali AMERIKA-RADIO ju siguron nje pergjigje rutinore nga  MPB me te cilet i refuzojne aplikantet shqiptar.

“Gjate shqyrtimit të kërkesës u vërtetua se ajo nuk i plotëson kushtet e parapara me nenin 9, në lidhje me nenin 7 alinea 1 pika 8 nga Ligji për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht pranimi në shtetësi do ta rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat