Qeveria maqedonase paraqet Strategjinë Nacionale për Sigurinë Kibernetike

Maqedonia

Qeveria maqedonase paraqet Strategjinë Nacionale për Sigurinë Kibernetike

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:39
Qeveria

Përdorimi i internetit nga institucionet shtetërore shkon duke u rritur por njëkohësisht me këtë rritet edhe rreziku për sulme kibernetike.

Duke pasur parasysh këtë rrezik që u kanoset institucioneve, bizneseve por edhe qytetarëve, qeveria ka përpiluar Strategji Nacionale për Siguri Kibernetike.

Strategjia sot ishte temë e një debati të hapur ku qytetarët dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme patën rastin t’ju adresojnë pyetje përpiluesve të Strategjisë në lidhje me atë që parashihet në draftin e Strategjisë Nacionale për Siguri Kibernetike.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes kanë formuar një grup punues i cili është angazhuar në analizimin e sigurisë aktuale online dhe përpilimin e strategjisë e cila do i evitonte rreziqet për sulme kibernetike.

“Strategjia nacionale për siguri kibernetike është përpiluar në vijë të drejtë me Strategjinë për Siguri Kibernetike të Bashkimit Evropian dhe Politikën dhe Angazhimin për siguri kibernetike të NATO-s për rruajtjen e sigurt, të besueshme edhe rezistencën e mjedisit digjital në interes të qytetarëve, bizneseve dhe administratës publike”, thuhet në strategjinë e publikuar.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damian Mançevski thanë se kjo strategji do të rrisë besueshmërinë dhe sigurinë kibernetike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat