Delegacioni qeveritar për vizitë pune në Frankfurt - Bota Sot
Delegacioni qeveritar për vizitë pune në Frankfurt

Maqedonia

E martë, 21 gusht 2018

Delegacioni qeveritar për vizitë pune në Frankfurt

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:21
Ilustrim

Në delegacion pjesëmarrës do të jenë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Financave Dragan Tevdovski, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i DZZHTI, Aleksandar Mlladenovski.

Siç kumtoi pres qendra e Qeverisë, sot janë paraparë takime midis përfaqësuesve nga delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe profesorëve dhe doktorëve eminentë nga Klinika Universitare, Johan Volfgang Gete. Qëllimi është përforcimi dhe shqyrtimi i mundësive për thellimin e bashkëpunimit me këtë institucion të njohur shëndetësor.

Në kuadër të vizitës për punë nesër do të realizohen takime me përfaqësues nga Deutsche Bank, si dhe me udhëheqës të disa kompanive të suksesshme gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test